Kryeministri kroat: Ka një kohë të gjatë që nuk patëm një aksident të rëndë si ky me autobusin me kosovarë

Kryeministri kroat: Ka një kohë të gjatë që nuk patëm një aksident të rëndë si ky me autobusin me kosovarë – Lajmet e fundit



Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se për një kohë të gjatë nuk kanë pasë ndonjë aksident të rëndë si ky i autobusit me kosovarë që u rrokullis në autostradën afër qytetit, Slavonski Brod.

Ai para mediave pasi i vizitoi të lënduarit nga aksidenti deklaroi se janë duke ndihmuar në të gjitha format dhe do ta vazhdojnë punën e tyre në këtë aspekt.

“Unë dua t’i shpreh ngushëllimet e mia në emër të Qeverisë dhe popullit kroat për të gjitha familjet e të lënduarve në aksidentin pranë Slavonski Brod, në të cilën humbën jetën dhjetë persona”, tha kryeministri, duke falënderuar i ministrat, shërbimet e policisë si dhe mjekët që u morën me rastin, shkruan Dnevnik, transmeton Klankosova.tv.

“Ne do të ndihmojmë me gjithçka që është e nevojshme. Jo të gjithë do të jenë në gjendje të shkojnë në Kosovë në të njëjtën kohë, disa janë të plagosur, disa nuk janë, ne do të ndihmojmë me transportin dhe në të gjitha mënyrat që nevojiten”.