Featured Image

Kryeministri Kurti iu mban ligjërata për Kosovën studentëve nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut

Kryeministri Albin Kurti sot në Prishtinë ka bashkëbiseduar sot me studentët nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti prezantoi të arriturat e gjithmbarshme të Kosovës, sidomos progresin ekonomik dhe demokratik në vitin e fundit.

“Para rreth 90 studentëve ndërkombëtarë që vijojnë studimet master për të drejtat e njeriut dhe demokratizim, ai foli për arritjet e qeverisë dhe për reformat e filluara, veçanërisht në sistemin e drejtësisë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe për politikën e jashtme dhe synimet e Republikës së Kosovës për integrim në organizatat ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Pas prezantimit të shkurtër, Kurti bashkëbisedoi me studentët dhe profesorët e pranishëm, të cilët parashtruan pyetje dhe zgjeruan diskutimin mbi pikat e Programit të Qeverisë, që lidhen me ekonominë dhe investimet, drejtësinë dhe procesin e vetingut, si dhe edukimin dhe sistemin dual të arsimit./ KultPlus.com