Rama ne Rinas për 7020 dozat e Pfizer: “Marrëveshje me AstraZenecan presim edhe 360 mijë të tjera”

Kryeministri njofton mbi ‘bllokimin’ në Rinas: “Përvec kontrollorëve turq presim edhe një grup nga Greqia. Janë kthyer dhe një pjesë e tanëve”

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e ngërçit të krijuar në Rinas një ditë më parë, ku ka theksuar se tashmë situata është zgjidhur dhe nesër pritet që puna të vijojë normalisht.

Në një intervistë nga Saranda për emisionin “Log”, Rama ka dhënë lajmin se një pjesë e kontrollorëve kanë vendosur t’i rikthehen punës nesër.

“Çështja mund të diskutohet por është një çështje e zgjidhshme tashmë dhe sot kanë filluar fluturimet esenciale dhe nesër vijojnë normalisht. Ne nuk jemi gjendur gafill kemi pasur informacion në lidhje me këtë dhe kemi bërë përpjekje për ti sjellë në vete ato që i hynë kësaj ndërmarrje marrëzire të shtyrë dhe të orkestruar.

Ministrja deri në fund ka qenë në komunikim me të dhe ne menjëherë kemi vënë në zbatim planin e hartuar. Pas thirrjes së bërë nga unë dhe nga ministrja një pjesë e tyre janë rikthyer por kjo punë nuk mbaron me kaq pasi do të bëhet një proces i vëmenshëm. Kemi pasur përgjigje nga kontrollorët e Turqisë dhe kemi dhe një grup tjetër nga Greqia që pritet të vijë nesër në vendin tonë”, ka thënë Rama.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.