by lajme.org on March 2, 2021 Shtohen infektimet, Mali i zi shtrëngon masat në disa qytete – Lajmet e fundit
by lajme.org on March 2, 2021 Bie numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës – Lajmet e fundit
by lajme.org on March 2, 2021 Protestë para komunës së Prishtinës, banorët e disa fshatrave kërkojnë transport publik – Lajmet e fundit
by lajme.org on March 2, 2021 Falimentojnë kompanitë e energjisë në Teksas. Kosto gjigante të lidhura me motin e ftohtë të muajit Shkurt
by lajme.org on March 2, 2021 Turqia e mbyll 2020 me 1.8% rritje. Një nga vendet e pakta që tregon rritje të ekonomisë në vitin e pandemisë
by lajme.org on March 2, 2021 Varianti brazilian zbulohet në Britani. Tre raste në Angli dhe tre në Skoci. Rreziku ndaj komunitetit, i ulët
by lajme.org on March 2, 2021 Gara për drejtor të Teatrit me tre kandidatë, kryeson punonjësi i Ministrisë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeEkonomi Kryeministri Rama tregon detaje nga marrëveshja për vaksinat: “Negociatat të vështira. Kemi siguruar 500 mijë doza”in Ekonomion January 18, 2021 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar detaje nga marrëveshja e qeverisë me Pfizer që miratohet sot në Kuvend. Rama thotë se negociata ishte jo e lehtë, teksa thekson se fillimisht është siguruar një sasi vaksinash ndërsa Shqipëria me këtë marrëveshja i ka dhënë mundësi vetes që të ketë akses në Pfizer për doza të mëtejshme, edhe pse deri më tani ka një dakordësi për 500 mijë doza. Ai përmend se vaksina e Pfizer në raport me të tjerat ka shtrenjtësinë dhe çmimi është i panegociueshëm për çdo vend të botës. ”Sikundër kemi paralajmëruar, sot Kuvendi voton për finalizimin e marrëveshjes me kompaninë Pfizer për sjelljen të masës së parë të vaksinave, ne kemi dakordësuar me Pfizer për 500 mijë doza. Dhe në kontratën e nënshkruar pak më parë pas një negociate jo të lehtë, është marrë parasysh edhe nevoja potenciale e mëtejshme. Pse e them? Sepse qëllimi ynë ka qenë që të sigurojmë fillimisht një sasi vaksinash për një pjesë të procesit të vaksinimit. Duke patur parasysh raportin e sasisë, me kalendarin e planit kombëtar. Duke mos harruar se ne ndërkohë janë një sërë vaksinash të tjera, qoftë ato që tanimë presin me ditë aprovimin, qoftë vaksina AstraZeneca që është miratuar në MB, dhe pret miratim në Europë. Qoftë edhe vaksinat që janë në dalje e sipër. Shumë e rëndësishme të kihet parasysh se do ishte sipas nesh e nxituar dhe e gabuar të kontraktonim menjëherë të gjithë masën e vaksinave. Duke patur parasysh edhe çmimin që është fiks, i panegociueshëm për asnjë nga vendet që kanë marrë vaksinën Pfizer. Duke patur parasysh procesin e vaksinimit, që është një proces me dy doza, i përshkallëzuar në kohë, me një sërë elementësh të tjerë. Gjithsesi në tërësi kjo vaksinë ka shtrenjtësi në raport me të tjerat. Nga njëra anë kemi siguruar në marrëveshjen me Pfizer akses për doza të mëtejshme, në rast se kështu do gjykohet. I kemi lënë vetes hapësirë për të bërë zgjedhjet e duhura. Potencialisht me vaksina të tjera. Jemi në negociata të vazhdueshme qoftë në nivelin e komunikimit me kompanitë, qoftë me shtete të tjera pasi i gjithë procesi i shpërndarjes së vaksinës është shumë më i ndërlikuar nga ç’duket. Besoj e keni parë edhe deklarimin e fundit të OBSH, që ka folur me shqetësim jo të vogël për katastrofën morale në nivel global për shkak të mosgarantimit të barazisë në vaksinim. Një temë që për ne që jetojmë në një rajon, me 6 vende jo të BE nuk është e panjohur.”- tha Rama. SCAN *Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal. Lajme të ngjajshme: Kryeministri shqiptar paralajmëron nga Ankaraja: Në Turqi, me Erdogan për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi Previous PostNext Post
on March 2, 2021 Falimentojnë kompanitë e energjisë në Teksas. Kosto gjigante të lidhura me motin e ftohtë të muajit Shkurt
on March 2, 2021 Turqia e mbyll 2020 me 1.8% rritje. Një nga vendet e pakta që tregon rritje të ekonomisë në vitin e pandemisë
on March 2, 2021 Merr formë bursa shqiptare. ALREG nis operimin në sistemin e pagesave ndërbankare me vlerë të madhe AIPS