by lajme.org on August 16, 2022 Serbia nuk iu jep leje Bislimit e Sveçlës ta vizitojnë Luginën e Preshevës – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 15, 2022 Në disa lagje të Kamenicës do të ketë reduktime të ujit për gjashtë ditë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 15, 2022 Kjo e moshuar nga Skenderaj është larguar nga shtëpia, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 16, 2022 Rritet numri i turistëve gjermanë në bregdetin shqiptar, mbi 100 mijë në 7 muaj
by lajme.org on August 16, 2022 AKB: Mbi 1 milion euro në ditë i kushton terri prodhuesve dhe bizneseve në Kosovë
by lajme.org on August 11, 2022 Ish-konkurrenti i Për’puthen i jep fund beqarisë, dalin fotot nga ceremonia e fejesës
by lajme.org on August 11, 2022 Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë së Brendshme, ja kush e shoqëroi
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Kryeministri spanjoll viziton Ballkanin, injoron Kosovën – Lajmet e funditin Lajmeon July 29, 2022 Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, të premten do të nisë një vizitë katërditëshe në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Për dy ditë ai do të qëndrojë në Beograd, para se të vazhdojë në Sarajevë, Mostar, Podgoricë, Shkup e Tiranë, shkruan “Euronews Serbia”, që thekson se një nga çështjet në fokus do të jetë zgjerimi i Bashkimit Evropian. Prishtina do të injorohet sërish nga Spanja, që mbetet ndër pesë shtetet e Bashkimit Evropian që refuzon njohjen e Kosovës shtet. Megjithatë, çështja e dialogut Kosovë-Serbi pritet të jetë kryetemë gjatë vizitës që Sanchezi do t’ia bëjë Serbisë. Në Samitin e Liderëve të BE-së me ata të Ballkanit në Bruksel në qershor, Sanchezi u shpreh pro që të “riaktivizohet e të ringjallet procesin e zgjerimit” për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Do të jetë hera e parë që një kryeministër i Spanjës viziton Serbinë pas disa dekadash. Sipas analistëve në Serbi, vizita e Sanchezit ka rëndësi të madhe për shkak të raporteve ndërshtetërore, por edhe për çështjen e dialogut me Kosovën. Në nëntor të vitit të kaluar, Aleksandar Vuçiq e pati ftuar Sanchezin ta vizitojë Serbinë “që ta shohë mikpritjen e popullit serb për gjithçka që ai ka bërë në mbrojtje të integritetit territorial të Serbisë dhe për përkrahjen që ia ka dhënë në rrugën drejt Evropës”. Strahinja Subotiq, nga Qendra për Politika Evropiane, ka thënë se vizita e Sanchezit do të ketë në fokus tri çështje: Kosovën, Marrëveshjen për tregti për aeroplanë luftarakë dhe zgjerimin e BE-së. “Mendoj se Spanja do të thotë se do të vazhdojë të përkrahë integritetin territorial të Serbisë dhe nëse shohim pesëshen e BE-së, Spanja është më e vendosura në këtë çështje. Nëse shohim Greqinë, Sllovakinë e Rumaninë, këto shtete na mbështesin në mënyrë më të moderuar, e Spanja bashkë me Qipron, e bëjnë më fuqishëm këtë. Prandaj, mendoj se Qeveria jonë do ta përdorë këtë për të marrë poenë tjerë politikë”, ka thënë Subotiqi Sipas tij, Kosova do ta shohë me prizëm negativ injorimin që do t’ia bëjë Sanchezi. Pasi që edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, është nga Spanja, Subotiq beson që Sanchezi do të kërkojë nga Serbia të angazhohet më fuqishëm në dialog konstruktiv me Kosovën, pasi që është në interes të Spanjës që Borrelli të arrijë sukses në këtë çështje. Në shkurt, në Madrid ishte nënshkruar një marrëveshje që Serbia të blejë dy aeroplanë ushtarakë. Aeroplanët pritet të arrijnë në fund të 2023-s ose fillim të 2024-s. Edhe pse Spanja vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet, Sanchezi nga samiti me shtetet e Ballkanit ishte shprehur se nuk është kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Previous PostNext Post
on August 16, 2022 Serbia nuk iu jep leje Bislimit e Sveçlës ta vizitojnë Luginën e Preshevës – Lajmet e fundit
on August 15, 2022 Në disa lagje të Kamenicës do të ketë reduktime të ujit për gjashtë ditë – Lajmet e fundit
on August 15, 2022 Kjo e moshuar nga Skenderaj është larguar nga shtëpia, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj – Lajmet e fundit
on August 15, 2022 Çitaku ka falënderuar Shqipërinë për ndihmën me energji elektrike – Lajmet e fundit
on August 15, 2022 Mehaj: Kosova vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23” – Lajmet e fundit
on August 15, 2022 Begaj: Dialogu me Serbinë të përmbyllet me marrëveshje që do të ketë në qendër njohjen reciproke – Lajmet e fundit