Kryeprokurori Lumezi: Arrestuam 12 persona për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Marrje e dhënie ryshfeti”

Kryeprokurori Lumezi: Arrestuam 12 persona për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Marrje e dhënie ryshfeti” – Lajmet e fundit

Foto:Laura Hasani


Që nga mëngjesi i sotëm Policia e Kosovës ka nisur aksione në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe ka vazhduar në Komunën e Istogut, të Lipjanit dhe të Gjilanit.

Janë arrestuar 12 persona, dhjetë prej të cilëve zyrtarë shtetërorë, ndërsa dy të tjerë qytetarë që kanë ndihmuar zyrtarët. Nga kjo bastisje është konfiskuar një shumë e madhe të hollash, vetura, telefona, si dhe llaptop.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se grumbullimi i informacioneve për këtë bastisje ka filluar prej janarit të këtij viti.

“Nga muaji janar ka filluar grumbullimi i informacioneve, që ka rezultuar se duhet të merren masa të fshehta gjatë këtij aksioni. Nga bastisja e disa lokacioneve kemi arsyetuar kërkesën tonë dhe kemi sekuestruar shumë të mëdha parash, vetura, telefona, si dhe lloptop. Në bazë të provave të grumbulluara do të zhvillohen hetime edhe në ditët në vazhdim për të fuqizuar provat dhe për të pasur një aktakuzë të suksesshme”, ka deklaruar ai para mediave, raporton “Zeri.info”.

Lumezi tha se janë arrestuar 12 persona, prej tyre 10 persona zyrtarë, si dhe dy qytetarë tjerë të Kosovës, që i kanë ndihmuar këta persona në forma të ndryshme.

Ai theksoi se zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë janë arrestuar për “Keqpërdorim dhe shpërdorim detyre”, “Marrje dhe dhënie ryshfeti” etj. /Zëri