Kryetari i Supremes i ankohet shefit të EULEX-it për “sulme” ndaj sistemit gjyqësor

Kryetari i Supremes i ankohet shefit të EULEX-it për “sulme” ndaj sistemit gjyqësor – Lajmet e fundit



Shefi I EULEX-it në Kosovë, ambasadori Lars- Gunnar Wigermark është pritur në takim sot nga kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, me të cilin shprehen gatishmërinë e bashkëpunimit, përcjell “Zeri.info”.

Në këtë takim ndër të tjera është është diskutuar për problematikat që po e përcjellin gjyqësorin, nisur nga gjendja jo-stabile politike në vend e deri te zvarritjet e seancave si pasojë e pandemisë me COVID-19.

“Kosova është vend i vogël dhe nga situatat politike jo-stabile, po atakohemi edhe ne si sistem gjyqësor. Jo në kuptimin e drejtpërdrejt, por në kuptimin e zvarritjes së proceseve, si ai i reformave, i mbështetjes financiare, ndryshimeve ligjore etj..”, ka thënë kreu i Supremes.

Ndërkaq ambasadori Wigemark, mes tjerash, ngriti si shqetësim edhe çështjen e zvarritjes së gjykimeve në rastet e profilit të lartë, si pasojë e pandemisë, dhe rrezikun që çështjet të kthehen në pikën zero, pas kalimit të afatit tre mujor, të mos-mbajtjes së asnjë seance.

Kjo, sipas tij, ndikon në efikasitetin e përgjithshëm të gjyqësorit dhe nënkupton zvarritje të rasteve. Kryetari sqaroi se ligjvënësi nuk ka paraparë situatat e jashtëzakonshme, siç është kjo me pandemi, ndaj, u dakordua që të shqyrtoi mundësitë e gjetjes së alternativave që ndihmojnë në procedimin e këtyre rasteve pa zvarritje, dhe në përputhje me ligjin dhe Kodin e Procedurës Penale.

Kryetari Peci dhe ambasadori Wigemark diskutuan edhe për procesin e vetingut, për lëndët e grumbulluara në gjykata, me theks tek ato në Dhomën e Posaçme të Gykatës Supreme, për integrimin e veriut të Mitrovicës në sistemin gjyqësor.