Kthehet në muze lokali ku u masakrua familja Berisha

Kthehet në muze lokali ku u masakrua familja Berisha – Lajmet e fundit



Sot u bënë 22 vjet qëkur forcat serbe masakruan 52 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë, raporton Zeri.info.

Me këtë rast lokali ku ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme është kthyer në muze.

Në këtë organizim me homazhe në Kompleksin Memorial, mori pjesë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, si dhe familjarë e miq të familjes Berisha.

Sipas të pranishmëve, ky muze u bë që të ruhet ashtu siç është ruajtur deri më tani, në mënyrë që faktet e genocidit serb mbi popullatën civile në Kosovë të mbeten të freskëta për drejtësinë.

Nga ky sulm mbijetuan vetëm Gramoz Berisha, i cili atëherë ishte vetëm tetëvjeçar, e ëma e tij Vjollca Berisha dhe gruan e axhës, Shyhrete Berisha. /Zëri