by lajme.org on February 15, 2019 Limaj: Platforma orienton dialogun dhe përcakton zërin unik të Kosovës
by lajme.org on February 15, 2019 Biblioteka “Azem Shkreli” në Pejë përmes librave sjellë rrugëtimin e Kosovës deri në Pavarësi
by lajme.org on February 15, 2019 Shpat Deda performoi hitet e tij në Kino “Armata” për festën e dashurisë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Kuçi e Meucci flasin për drejtësinëin Lajmeon December 23, 2014 Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, priti sot në takim shefin e EULEX-it, Gabriele Meucci, me ç’rast diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë, konkretisht në sistemin e drejtësisë. Vëmendje i është kushtuar reformave në infrastrukturën ligjore, bashkëpunimin e mëtutjeshëm në mes të institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it si dhe bashkërendimin e aktiviteteve, procesin e liberalizimit të vizave dhe pallatin e drejtësisë. Ministri Kuçi theksoi se, gjatë këtij mandati fokusi qendror do të jetë në ngritjen e efikasitetit të gjyqësorit dhe çështjet civile, andaj është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim dhe koordinim në të gjitha fushat e drejtësisë me institucionet përkatëse dhe EULEX-in. Edhe shefi i ri i EULEX-it, Meucci, është shprehur i kënaqur për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka pasur EULEX me Ministrinë e Drejtësisë. Ai ka thënë se është e rëndësishme që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje me qëllim të forcimit të mëtutjeshëm të sundimit të Ligjit në Kosovë. Në fund të takimit, palët u pajtuan për vazhdimin e punës së Bordit të Përbashkët Koordinues për Sundimin e Ligjit dhe përgatitjet për Dialogun e Strukturuar me BE, si aktivitete të rregullta ndër institucionale. Previous PostNext Post