Kuçi: Plani për rimëkëmbjen ekonomike parashihen lehtësira edhe për ndërmarrjet publike

Kuçi: Plani për rimëkëmbjen ekonomike parashihen lehtësira edhe për ndërmarrjet publike

Ministri i
Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, së bashku me zëvendësministren Burbuqe
Bakija -Deva kanë vizituar ndërmarrjen publike KRU “Gjakova”, raporton Ekonomia
Online.

Nga aty, Ministri
Kuçi, ofroi mbështetje për ndërmarrjen KRU “Gjakova” si dhe i premtoi
përkrahje edhe në investimet kapitale.

Kuçi theksoi se në planin e rimëkëmbjes parashihen lehtësira edhe për ndërmarrjet publike.

“Programi për
rimëkëmbje ekonomike është përkrahja për ndërmarrjet. Fonde kemi ndarë më shumë
për njësi monitoruese”.

“Ka të bëjë edhe
me disa lehtësirë. Buxheti ka kalua në Kuvend dhe është e rëndësishme për tu
votuar”.

“Do ta keni përkrahjen.
Do të shtojmë buxhetin edhe për projektet që kanë mbetur në gjysmë”, tha Kuçi.

Kryeshefi ekzekutiv
KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti, njoftoi për projektin e ardhshëm i cili
parasheh furnizimin me ujë qytetin e Suharekës, Mamushës dhe Malishevës,
raporton EO.

“Synimi jonë është
që në të ardhmen Suharekën, Mamushën, Malishevë për ti furnizuar me ujë. 44
fshatra i kemi kyç në ujësjellës. Uji është cilësor dhe është 100%”.

“Të bashkëpunojmë
edhe të tejkalojmë këtë krizë. Po ashtu që edhe rinia të mos dal jashtë
vendit”, u shpreh ai.