by lajme.org on August 17, 2022 Tahiri: Projektligji për zyrtarët publikë, sulm ndaj administratës shtetërore – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 KEDS-i fik dritat në objektin e tij: Kështu duhet të duken të gjitha objektet në Kosovë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 Escobari pas takimit në Bruksel: Ardhmëria e Kosovës dhe Serbisë është në Evropë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 Gazeta e njohur spanjolle: Çfarë ka Shqipëria që i bën vizitorët të dashurohen pas saj?
by lajme.org on August 17, 2022 ‘Të edukojmë vajzat, ato edukojnë familjen dhe kombin’, fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin osman
by lajme.org on August 11, 2022 Ish-konkurrenti i Për’puthen i jep fund beqarisë, dalin fotot nga ceremonia e fejesës
by lajme.org on August 11, 2022 Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë së Brendshme, ja kush e shoqëroi
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Kurti: Çdo shqiptar në diasporë është ambasador yni – Lajmet e funditin Lajmeon August 1, 2022 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në aktivitetin “Karvani i Diasporës”, që sot u mbajt në Podujevë. Kurti i falënderoi ata që, siç tha ai, na bënë bashkë këtu pranë përmendoreve të heronjve dhe të dëshmorëve, të atyre që dhanë gjithçka në mënyrë që ne të jetojmë të lirë në atdheun tonë, në vendlindjen tonë. Bëhet e ditur se po ashtu, ai i falënderoi posaçërisht mërgimtarët që asnjëherë nuk po e harrojnë Kosovën, nuk po e harrojnë Podujevën, dhe po vinë këtu të çmallen me familjen e tyre, me farefisin e gjerë, por edhe me miq e dashamirë që i kanë në vendlindje. “Republika e Kosovës i ka 1.85 milionë banorë, po i ka rreth 2.5 milionë qytetarë. Pra mund të thuhet që gati çdo i treti që është qytetar nuk është edhe banor. Ne e kemi diasporën, mërgatën shumë të madhe dhe ajo ka pasur një rol të madh historik në politikë, në ekonomi dhe në kulturë”. “Më tej, ai tha se duke iu falënderuar mërgatës sonë, ne e kemi financuar luftën çlirimtare dhe e kemi sot lirinë, por gjithashtu duke iu falënderuar mërgatës sonë ne e kemi edhe paqen sociale për shkak të dërgesave, remitancave që i dërgon ajo. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës në 5 vjetët e fundit më shumë se 4 miliardë e gjysmë euro i kanë sjellë bashkatdhetarët tanë si dërgesa në vendlindje. Ndërkaq, investimet janë më shumë se 1 miliard e gjysmë gjatë këtyre 5 vjetëve të fundit”, thuhet në komunikatë. Kurti më tej u shpreh se është i interesuar që fëmijët e disaporës të priten sa më mirë në Kosovë, duke thënë se do ta mësojnë gjuhën dhe do ta duan më shumë vendin e tyre. “Ne besojmë që është i mundshëm integrimi pa asimilim, dhe me ministritë tona do t’ju ndihmojmë për këtë gjë. Në veçanti e kemi programin “Diplomacia qytetare”, sepse ne konsiderojmë që bashkatdhetari ynë është diplomati më i madh i Kosovës, çdo shqiptar që është në diasporë është ambasador yni”, u shpreh ai. /Zëri Lajme të ngjajshme: Kurti: Asociacioni siç e do Serbia, nuk është në interesin e serbëve të Kosovës – Lajmet e fundit Kurti në Këshillin e Sigurisë: Institucionet e Kosovës të bashkuara t’i përgjigjen çdo situate – Lajmet e fundit Escobar: Kosova është një partner jashtëzakonisht i mirë në rajon – Lajmet e fundit Kurti: Blinkeni na kërkoi të jemi konstruktiv dhe kreativ në dialog – të tillë do të jemi – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on August 17, 2022 Tahiri: Projektligji për zyrtarët publikë, sulm ndaj administratës shtetërore – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 KEDS-i fik dritat në objektin e tij: Kështu duhet të duken të gjitha objektet në Kosovë – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 ‘Të edukojmë vajzat, ato edukojnë familjen dhe kombin’, fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin osman
on August 17, 2022 Escobari pas takimit në Bruksel: Ardhmëria e Kosovës dhe Serbisë është në Evropë – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 Lajçaku publikon foto me Kurtin e Vuçiqin: U takuam për t’u përgatitur për nesër – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 Ymeri nga SBASHK-u: Nëse s’gjendet një zgjidhje, mund të rrezikohet mbajtja e testit të maturës – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 Ekspertët: Takimet e Kurtit me ndërkombëtarët, indikacion për epilog në dialog – Lajmet e fundit