Kurti e Osmani e konfirmojnë që Blinkeni ua ka hapur temën e Manastirit të Deçanit

Kurti e Osmani e konfirmojnë që Blinkeni ua ka hapur temën e Manastirit të Deçanit – Lajmet e fundit



Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë konfirmuar se në takimin me Sekretarin amerikan të Shtetit është hapur tema për Manastirin e Deçanit.

Osmani tha se çështja u shtrua në bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, derisa Kurti la të nënkuptojë se kjo temë u rrah për pak kohë.“Manastiri është shtruar në kontekstin që është shtruar edhe më herët nga pala amerikane, pra në kontekstin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Osmani, raporton express.

Kurti në përgjigje përsëriti se marrëdhëniet me Serbinë s’janë normale.“80% të vëllimit kohor ka pasë të bëjë për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-SHBA dhe konteksti ndërkombëtar. SHBA e njeh plotësisht siç ajo e ka shpallë vetën – shtet i pavarur,  sovran dhe demokrati. Kosova për SHBA-në është shtet normal. Ajo çka e pranojmë janë marrëdhëniet me Serbinë s’e ka normale”.