Kurti flet nga spitali ku po trajtohen të lënduarit, thotë se “bashkë do t’ia dalim më kollaj”

Kurti flet nga spitali ku po trajtohen të lënduarit, thotë se “bashkë do t’ia dalim më kollaj” – Lajmet e fundit



Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media në Kroaci ka thënë që i ka vizituar të gjithë udhëtarët e lënduar nga aksidenti i sotëm në Kroaci.

Kurti e quajti si ditë shumë të rëndë për popullin shqiptar mirëpo e falënderoi homologun e itj kroat, Andrie Prenkoviq, për bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe për reagimin urgjent të shtetit kroat dhe trajtimin e mirë të pacientëve kosovarë.

“Këtu i vizitova të gjithë pacientët nëpër dhomat e spitalit përfshirë edhe ata dy që janë në kujdesin intensiv dhe i falënderoj edhe menaxhmentin e spitalit por edhe profesionistët shëndetësorë për kujdesin e treguar dhe për angazhimin e pakursyer”, ka thënë Kurti në konferencë për media.

“Qindra mijëra qytetarë të vendit tonë kthehen gjatë verës tash për pushime në vendlindje, dhe shteti ynë, ekonomia jonë, mirëqenia e tillë çfarë e kemi varet shumë prej tyre, prandaj kjo tragjedi është tejet e rëndë”.

“E duke iu falënderuar përkujdesjes dhe solidaritetit këtu bashkë do t’ia dalim më kollaj dhe më shpejtë, andaj edhe njëherë ngushëllime familjeve të të vdekurve dhe faleminderit kryeministrit Plenkoviq”. /klankosova