Kurti në 16-vjetorin e themelimit të LVV-së: Betejat e vogla dhe të mesme janë fituar, 14 shkurti shans për betejën e madhe

Kurti në 16-vjetorin e themelimit të LVV-së: Betejat e vogla dhe të mesme janë fituar, 14 shkurti shans për betejën e madhe – Lajmet e fundit



Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar të gjitha aktivistët e kësaj lëvizjeje në 16-vjetorin e themelimit të këtij subjekti politik.

“Ju falënderohem të gjithë atyre që për 16 vjet e kanë ndihmuar lëvizjen tonë dhe kanë bërë që të jemi këtu ku jemi në kuptimin e përmasës së një subjekti që tash e dy herë i fiton zgjedhjet në Kosovë dhe ka grupin më të madh parlamentar në historinë e Kosovës”, ka thënë Kurti, njofton Klankosova.tv.

“Përgjatë këtyre viteve kemi pasur shumë qaste të lumtura dhe të vështira e të rënda në VV. Duhet t’i kujtojmë Bon Balajn, Arben Xheladinin, Astrit Deharin, Arbnor Deharin e shumë e shumë të tjerë, kontributi i të cilëve ndjehet përditë tek strukturat tona”.

Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar për 16 vjet betejat e vogla dhe të mesme, por që pas 14 shkurtit ndodhet para betejës së madhe.

“Kemi shumë punë përpara por betejat e vogla dhe të mesme janë fituar që ta kemi shansin për betejën e madhe. 14 shkurtin nuk e shohim si datë kur fituam, kur duhet të pushojmë e rehatohemi por si shans për betejën e madhe – për bërjen Kosovës republikë me drejtësi…”.