Kurti opozitës: Hallin e keni pse unë jam kryeministër, jo pse fëmijët s’po shkojnë në shkolla

Kurti opozitës: Hallin e keni pse unë jam kryeministër, jo pse fëmijët s’po shkojnë në shkolla – Lajmet e fundit

Foto: Laura Hasani


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në Kuvend ka folur për grevën në arsim, duke thënë se kjo grevë është duke u përdorur edhe nga opozita.|

Ai më tej ka thënë se opozita ka problem me kryeministrin, nuk e kanë hallin me arsim, apo kreun e BSPK-së, Rrahman Jasharajn.

Kurti ndër të tjera tha se “greva është armë kundër kryeministrit”, raporton Zeri.info.

“Në thelb të kësaj është një mosnjohje kronike e rezultateve të 14 shkurtit, për besë ky është problemi, por duhet të kalohet ajo, nuk kam çka bëj unë, populli ka votuar. Halli është që unë jam kryeministër, nuk është halli që fëmijët nuk po shkojnë në shkolla”, është shprehur Kurti para deputetëve. /Zëri