Kurti pas bisedës me Borrellin e Stoltenbergun: Dialogu është zgjidhja e vetme

Kurti pas bisedës me Borrellin e Stoltenbergun: Dialogu është zgjidhja e vetme – Lajmet e fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar bisedë telefonike me emisarin special të BE-së për dialogun me Serbinë, Josep Borrellin dhe sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Kurti, përmes një postimi në Twitter ka thënë se mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje për de-përshkallëzimin e situatës në veri është dialogu.

“Në bisedat telefonike sot me Borrellin dhe Stoltenbergun ne diskutuam sundimin e ligjit, paqen dhe sigurinë dhe nevojën për de-përshkallëzim në veri të Kosovës. Dialogu është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje”, ka shkruar ai.

Theksojmë se gati një javë janë bërë që kur Qeveria e Kosovës mori vendimin për reciprocitet në targa me Serbinë, duke i nxjerrë targat e përkohshme për të gjithë ato automjete që futen me targa serbe në Kosovë. 

Që shtatë ditë, njësia speciale e Kosovës po qëndron në afërsi të pikave kufitare 1 dhe 31, Jarinjë e Bërnjak, e që barrikadat e serbëve, si formë e moçme reagimi që nga koha e luftërave në ish-Jugosllavi, po vazhdojnë të qëndrojnë njëjtë. /Zëri