by lajme.org on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 28, 2023 Halimi kritikon Qeverinë: Kosova meriton qeverisje, jo propaganda – Lajmet e fundit
by lajme.org on November 22, 2022 OECD: Europa do të jetë më e goditura nga ngadalësimi ekonomik global
by lajme.org on January 27, 2023 Bëhet e gjallë Kejvina: Shpulla që i dhashë Luizit më ndihmoi të dal prej asaj çmendine
by lajme.org on January 4, 2023 Futbollisti kosovar i larguar nga Porto mund të transferohet te Ferizaj
by lajme.org on November 8, 2022 Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Kurti për “Der Standard”: Perëndimi s’po më trajton siç po e trajton Vuçiqin – Lajmet e funditin Lajmeon January 12, 2023 Foto: Laura Hasani Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën austriake Der Standard, tha se Perëndimi nuk e trajton njësoj sikurse trajtohet presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. “Në përgjithësi, nuk ndjej se më trajtojnë njësoj”, tha Kurti teksa shpjegoi në thelb pse ndihet kështu. “Perëndimi ka njëfarë frike nga potenciali destabilizues i Serbisë – dhe nga ana tjetër, ekziston naiviteti të mendosh se Serbia mund të detyrohet të kthehet së shpejti përsëri në Perëndim”. Prandaj, sipas vlerësimit të tij, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – “po bien në një gropë, skajet e së cilës janë aktualisht pritshmëri të ulëta të Vuçiqit, por pritshmëri të larta afatmesme prej tij”. I pyetur se a duhet të kthehen serbët që u larguan nga Policia e Kosovës në fillim të nëntorit, Kurti theksoi se “nuk i përjashtoj” por as “nuk i bëj thirrje të kthehen”. “Ne i kemi rishpallur të gjitha pozitat që kanë mbetur vakante në polici, nuk kam ndërmend të zëvendësoj serbët me shqiptarë. Një komision do të vendosë se kush do të pranohet”, tha ai, transmeton Dukagjini. Në këtë intervistë, kreu i ekzekutivit, foli përsëri për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, themelimi i së cilës po kërkohet gjithnjë e më shumë nga zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurti fillimisht theksoi prerazi se “Kushtetuta nuk lejon bashkësi të bazuara në kritere etnike” duke dhënë edhe një shpjegim interesant lidhur me këtë çështje. “I kam thënë Vuçiqit që e kam përshtypjen se ai nuk dëshiron asociacion të komunave, sepse nuk mund të kërkosh asociacion dhe të thuash çdo javë: Nuk do ta njoh shtetin e Kosovës. Nuk mund të servosh një makiato pa një filxhan kafeje”. Sa i përket fillimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në bazë të propozimit franko-gjerman për normalizimin e raporteve, ai tha se për momentin Beogradi nuk është aspak i interesuar për një marrëveshje kornizë me Kosovën. “Vuçiq ka thënë vazhdimisht se nuk është i interesuar për një marrëveshje të tillë. Ai është i interesuar për menaxhimin e krizave, për fenomenin e zjarrvënësit dhe zjarrfikësit. Ju ndizni zjarre, pastaj vishni shpejt një xhaketë tjetër dhe thoni, unë mund ta shuaj zjarrin!”. Lajme të ngjajshme: Kurti për “Der Standard”: Perëndimi nuk po më trajton siç po e trajtojnë Vuçiqin – Lajmet e fundit Kurti: Deri më tani s’ka asnjë njoftim për çnjohje siç pretendon Vuçiqi – Lajmet e fundit Kurti citon Jezu Krishtin në urimin e tij për Krishtlindje: Bëjuni të tjerëve ashtu siç do të dëshironit që ata të bënin me ju – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Halimi kritikon Qeverinë: Kosova meriton qeverisje, jo propaganda – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Deputetja e LDK-së Muratit: Je injorant, shteti nuk zhvillohet me politikat e lëmoshës – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Molliqaj: Kurti po i shantazhon qytetarët për raportet e Kosovës me SHBA-në – Lajmet e fundit