Kurti prezanton programin qeverisës, deri në fund të muajit premton mbi 140 mijë vaksina

Kurti prezanton programin qeverisës, deri në fund të muajit premton mbi 140 mijë vaksina – Lajmet e fundit

Foto: Laura Hasani


Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar programin qeverisës para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kurti tha se për 55 ditë janë bërë punë të mëdha. Ai shtoi se për këto 55 ditë kanë siguruar 75 mijë vaksina e që, siç thotë ai, deri në fund të muajit do të vijnë mbi 130 mijë vaksina.

“Sot duhet ta festojmë këtë standard që e kemi arritur së bashku, që duhet të rritet me reforma të mëdha, në mënyrë që fëmijët të ëndërrojnë më shumë. Shumë qytetarë që po na shohin pyesin se kur do të shohin rezultate konkrete në drejtësi dhe punësim.

Sot janë bërë 55 ditë nga marrja e detyrës dhe kemi bërë shumë punë, prioritet është menaxhimi i pandemisë dhe me marrjen e mandatit ne kemi hartuar një plan, që së pari të ndalte trendin e rritjeve të rasteve. Pas 41 ditësh në hyrje në fuqi të masave të reja, sot kemi një situatë krejt tjetër. Në këto 55 kemi arritur 75 mijë vaksina, derisa në fund të këtij muaji do t’i kemi mbi 100 mijë vaksina. Qeveria është në krye të detyrës për të menaxhuar me pandeminë pa e neglizhuar”.

Teksa ka prezantuar programin qeverisës, ai tha se në fushën e arsimit do të investohet në 160 çerdhe, 5 mijë mësimdhënës do të trajnohen.

Ai tha se për vajzat do të ndahen 1 mijë bursa, si dhe do të hiqen tarifat në institucionet publike përkatësisht në universitetet publike.

“…programi qeverisës për katër vjet duhet të marrë kohën e nevojshme, qytetarët duan një program që përputhet me nevojat e tyre dhe është reflektim i premtimeve drejt së ardhmes. Do të investojmë në 160 çerdhe. Do të punësojmë 400 pedagogë, 500 vlerësime të jashtme të shkollave, 5000 mijë mësimdhënës do të trajnojmë dhe do të vlerësojmë 9 mijë prej tyre dhe do t’i ofrojmë 1000 bursa për vajzat. Në institucionet publike do të heqin tarifat”.

Kurti ka folur edhe për gjendjen në spitale, ku tha se janë bërë vetëm vend takim ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Ai tha se në programin katërvjeçar të Qeverisë do të ketë sigurime shëndetësore që njerëzit të mos vdesin në mungesë të ilaçeve, raporton EO-ja.

Ndërsa tha se fëmijët mbi moshën dyvjeçare do të marrin shtesa prej 20 eurove në muaj, ndërsa ata mbi moshën 6-vjeçare do t’i marrin 10 euro në muaj, raporton EO-ja.

“Për shumë kohë spitalet janë parë si vendtakim me mjekun dhe kjo qasje ka bërë që të mungojnë investimet. Duhet të kemi sigurime shëndetësore që askush të mos vdesë në mungesë të ilaçeve dhe do të rrisim inspektimin.

Fëmijët mbi moshën dyvjeçare do të përfitojnë shtesa mujore prej 20 eurove në muaj, ndërsa ata mbi moshën 6-vjeçare do të marrin 10 euro, ndërsa për 6 muaj të pushimit të lehonisë nënat do t’i marrin nga 250 euro”.