Kurti publikon foto me Walkerin: Ai dukej si para 25 viteve kur ishim takuar për herë të parë

Kurti publikon foto me Walkerin: Ai dukej si para 25 viteve kur ishim takuar për herë të parë – Lajmet e fundit



Kryeministri i vendit , Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ka takuar ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker, i cili kohë më parë zbuloi para botës krimet e luftës që ndodhën në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Kurti ka publikuar një fotografi aktuale me ish-ambasadorin, duke thënë se ai dukej si para 25 viteve kur ishin takuar për herë të parë në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Thua se është ndalur koha e tij për këtë dëshmitar të kohës sonë. Ishte kënaqësi ta takoj ambasadorin William Walker në Washington DC, të evokojmë kujtimet, të diskutojmë për të tashmen, të ndajmë shpresat dhe shqetësimet për të ardhmen. Diplomatët e së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve”, ka shkruar Kurti. /Zëri