Kurti: Roli i SHBA-së ndaj Kosovës është i pazëvendësueshëm

Kurti: Roli i SHBA-së ndaj Kosovës është i pazëvendësueshëm – Lajmet e fundit



Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar 4 korrikun Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Zeri.info

Kurti ka thënë se Kosova është mirënjohëse për rolin e pazëvendësueshëm të Amerikës në arritjet tona dhe siç thotë ai sot kombi shqiptar i bashkohet festës së popullit të SHBA-së.

“Mirënjohës e falënderues për rolin e pazëvendësueshëm në arritjet tona, shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar i bashkohen sot festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve”, ka shkruar ai në facebook.

“Barazia dhe të drejtat e njeriut siç i mendojmë sot e kanë burimin nga ajo kohë që nuk rreshti së frymëzuari popuj e lëvizje anembanë globit për liri e drejtësi. Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve është pararendëse e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut. Revolucioni amerikan është pararendës i anti-kolonializmit në botë”.