Kurti shkarkoi edhe dy anëtarë të Bordit të Telekomit, emëroi menjëherë dy të tjerë

Kurti shkarkoi edhe dy anëtarë të Bordit të Telekomit, emëroi menjëherë dy të tjerë

Qeveria e Kosovës në detyrë ka zhvilluar mbledhjen e 26-të me radhë në formë elektronike ku ka marrë vendim për shkarkimin e disa bordve të drejtorëve të ndërmarrjeve publike.

Në këtë mbledhje Qeveria në detyrë ka marrë vendim për të shkarkuar edhe dy anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Telekomit.

“Ndërsa me një vendim tjetër të miratuar nga Qeveria në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës janë shkarkuar dy anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore në “Telekomi i Kosovës”, Luljeta Elezaj dhe Teki Shala të cilët janë zëvendësuar me Lule Ahmedi dhe Hekuran Nikçi”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Luljeta Elezaj dhe Teki Shala janë zgjedhur si anëtarë të këtij bordi më 6 mars të këtij viti, me propozim të ish-zëvendëskryeministrit të parë, Avdullah Hoti.

Vendimi për shkarkimin e dy anëtarëve është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë, ndërkaq siç njoftohet, ata janë zëvendësuar menjëherë.