Kurti sot raporton në Kuvend para takimit me Vuçiqin

Kurti sot raporton në Kuvend para takimit me Vuçiqin – Lajmet e fundit



Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të re plenare.

Në këtë seancë e cila pritet të nis prej orës 10:00, në rend dite është edhe diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë, ku Kurti pritet të njoftoi deputetët para nisjes së takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili do të mbahet në Bruksel më 15 qershor, transmeton Zeri.info.

Po ashtu në rend dite janë edhe propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020 dhe debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19. /Zëri