by lajme.org on February 25, 2021 Ismaili pas sulmit të Duriqit: Nuk mund të ketë shtet demokratik aty ku gazetarët rrezikohen – Lajmet e fundit
by lajme.org on February 25, 2021 Nonetheless, the common woman partcipates in sexual intercourse normally as 5 times four weeks within the trimester that is second.
by lajme.org on February 25, 2021 Abrashi memorandum bashkëpunimi me Gjinin, disa rrugë do të ndërtohen
by lajme.org on February 25, 2021 Kurtishaj: Se shpejti fillon subvencionimi për sektorin e transportit rrugor
by lajme.org on February 25, 2021 Fondi për Garanci Kreditore sqaron procedurat për përfitimin e bizneseve
by lajme.org on February 25, 2021 Rita Ora mbështet komunitetin LGBTI, do të këndojë në paradën e tyre në Australi
by lajme.org on February 25, 2021 Këto ditë Loredana nuk përdori asnjë filtër Instagrami për këtë arsye
by lajme.org on February 25, 2021 Trepça ’89 shënon fitoren e dytë rresht, viktima e radhës është Llapi
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeEkonomi Kurti thirrje AKP-së: Mos hapni valë të re të privatizimit, mos i sfidoni mekanizmat institucionalëin Ekonomion February 23, 2021 Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkon nga bordi i AKP-së të mos sfidojë mekanizmat institucional dhe të mos provojë të hapë valë të reja të privatizimit apo likuidimit në kundërshtim me vendimet që janë në fuqi. Këtë reagim Kurti e ka bërë në profilin e tij në Facebook, ndërsa thotë se gjatë qeverisjes së tij trajtohet edhe sfidimi eventual i bordit të AKP-së. Postimi i plotë i Kurtit: Në programin tonë qeverisës kishim paraparë edhe ndryshimin rrënjësor të statusit të Agjencisë Kosovare të Privatizmit (AKP). Synonim rishikimin e gjithë procesit të privatizmit e që nënkuptonte një trajtim ndryshe si të pronës publike ashtu edhe të asaj shtetërore. Qeveria jonë në dy mbledhje të saj, me 10 mars dhe me 23 mars 2020, kishte nxjerrë dy vendime përmes të cilave kërkonte nga AKP-ja të pezullojë fillimisht të gjitha veprimet në lidhje me pronat e palujtshme nga lista e aseteve për qiradhënie, dhe, pastaj, të pezullojë në afat të pacaktuar të gjitha veprimet në lidhje me pronat e palujtshme që i ka nën administrim. Këto vendime ishin shfuqizuar nga qeveria e cila u instalua pas nesh, por megjithatë kishte vazhduar kërkesa ndaj AKP-së që të mos shpallë asnjë valë të re të privatizmit. Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës kishte krijuar një komision hetimor parlamentar për të hetuar keqpërdorimet eventuale në procesin e privatizmit. Tani jam informuar që bordi i AKP-së krejtësisht paligjshëm po synon keqpërdorimin e vakuumit institucional duke tentuar të fillojë valë të reja të likuidimit në kundërshtim me vendimet e lartpërmendura. Thirrjet e bordit në gjoja pavarësinë e institucionit dhe në nevojën që paska vendi për privatizim më të shpejtë në mënyrë që të gjenerohen të hyra shtesë për buxhetin e shtetit, janë konfirmim i mëtejmë i brengës sonë për keqpërdorime në këtë institucion. E shoh shumë të rëndësishme që publikisht t’i drejtohem bordit të AKP-së me kërkesë që të mos sfidojë mekanizmat institucional dhe të mos provojë të hapë valë të reja të privatizimit apo likuidimit në kundërshtim me vendimet që janë në fuqi. Ju bëj me dije se një nga shtyllat kryesore të programit të qeverisë sonë vazhdon të mbetet lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rrjedhimisht, brenda kësaj kornize do të trajtohet edhe sfidimi eventual i bordit të AKP-së në raport me qeverinë dhe kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Previous PostNext Post
on February 25, 2021 Rita Ora mbështet komunitetin LGBTI, do të këndojë në paradën e tyre në Australi
on February 25, 2021 Huawei: Teknologjitë dixhitale mbështesin arritjen e Objektivave Globalë të Kombeve të Bashkuara
on February 25, 2021 Ismaili pas sulmit të Duriqit: Nuk mund të ketë shtet demokratik aty ku gazetarët rrezikohen – Lajmet e fundit
on February 25, 2021 Ambasadori gjerman për sulmin ndaj gazetarit: Sulmuesit duhet të sillen para drejtësisë – Lajmet e fundit
on February 25, 2021 Shfaqja ‘La RREM’ e Kushtrim Koliqit rikthen në teatër figurën shumëdimensionale të Muharrem Qenës