Kurti: Sakrifica e familjes Jashari frymëzoi një komb të tërë për të luftuar për çlirim

Kurti thotë se gjasat për t’u votuar edhe qeveria sot “janë shumë të mira” – Lajmet e fundit



Pretendenti për kryeministër, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se gjasat për formimin e sotëm të Qeverisë janë shumë të mira.

“Jemi duke i bërë përgatitjet. Shpresojmë më të mirën dhe gjasat i kemi shumë të mira”, ka thënë ai para gazetarëve ndërsa seanca konstituive për Kuvendin e Kosovës ka filluar.

Seanca konstituive ka filluar para pak çastesh, ku tashmë Glauk Konjufca veçse është zgjedhur kryetar i Kuvendit. Ai po ashtu do ta ushtrojë me automatizëm detyrën e Presidentit të Kosovës.

Gjatë ditës po ashtu pritet të hidhet në votim edhe Qeveria “Kurti 2”. /Zëri