Kurti thotë se njëjtë si me demarkacionin dhe “Zajedenicën” po tentohen pazare me Serbinë kur Kuvendi është në pushim

Kurti thotë se njëjtë si me demarkacionin dhe “Zajedenicën” po tentohen pazare me Serbinë kur Kuvendi është në pushim – Lajmet e fundit



Për kreun e Lëvisjes Vetëvendosje, Albin Kurti, delegacioni i Kosovës i cili synon që të bëjë marrëveshje me Serbinë nuk ka legjitimitet, autoritet, kredibilitet dhe platformë. Sipas tij njëjtë sikur me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe “Zajednicës”, po tentohet që të hyhet në pazare me Serbinë në kohën kur Kuvendi i Kosovës është në pushim.

“Para 5 vjetëve edhe demarkacioni edhe Zajednica u patën nënshkruar kur Kuvendi ishte në pushim. Përsëri kemi një përpjekje të tillë dhe të hyhet në pazare me Serbinë. Çdo dialog politik ka pasoja politike e po ashtu e kundërta. Politika dhe ekonomia nuk mund të jenë të ndara siç pretendojnë disa. Prioritet i Kosovës duhet të jetë lufta me pandeminë COVID-19, gjë që i ka dalur nga dora Qeveria ‘Hoti’. Raporti me Serbinë nuk mund të jetë kryefjala e agjendës tonë shtetërore”, është shprehur Kurti në Panairin e Librit në Prizren në shoqëri të kryetarit të kësaj komune, Mytaher Haskuku si dhe me zyrtarë komunalë e deputetë të tjerë të LVV-së.

Kryetari i Vetëvendosjes ka komentuar edhe ekipin negociator i cili raportohet se tashmë ka arritur në Ëashington ku do të takohen më 4 shtator me përfaqësesit e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

“Ai është një delegacion i disa prej qeveritarëve që nuk janë të përgatitur as profesionalisht as institucionalisht. Nuk i kanë në parlament 2/3, por as nuk shquhen disa negociata. Negociatat e vetme të mira kanë qenë vetëm ato për postet e tyre”, thënë ai .

Tutje Kurti ka folur edhe rreth mocionit të mosbesimit që kjo parti ka ngritur ndaj Qeverisë të udhëhequr nga LDK, në krye me Avdullah Hotin. Ishkryeministri Kurti thotë se si duket nuk ka gatishmëri nga PDK që të votohet ky mocion, por sipas tij partia e udhëhequr nga Kadri Veseli duket se nuk ka gatishmëri për të votuar rrëzimin e Qeverisë.

“Grupi Parlamentar i LVV-së si më i madhi në Kuvend ka marrë një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë. Por këtij mocioni duhet t’i shtohen edhe ata që janë kundër Qeverisë. Por tash për tash nuk duhet se ka gatishmëri nga ta. Interesi i LVV-së është që kjo Qeveri të mos qeverisë. “Fatkeqësisht PDK e dëshmoi që është parti opozitare vetëm kur LVV qeverisë. Prandaj ajo parti duhet të bëhet opozitare. Prandaj mocion i mosbesimit është një test i mirë për këtë parti. Por pa dyshim qëllimi i këtij mocioni është të shkarkohet kjo qeveri që kishte për mision të heq qeverinë e mirë”, ka thën Kurti.

Në fund ai ka përmendur se në kohën kur ai është larguar nga posti i Kryeministrit e ka lënë qeverinë me 30 të vdekur me COVID-19, ndërsa Qeveria e tanishme sipas tij “ka arritën që me paditurinë e tyre ta përmbysin në kurriz të shtetit edhe popullsisë atë gjendje që e lamë ne”. /Zëri