by lajme.org on January 29, 2023 Rruga e dëmtuar për në Rugovë, lë pa turistë këtë zonë turistike – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
by lajme.org on November 22, 2022 OECD: Europa do të jetë më e goditura nga ngadalësimi ekonomik global
by lajme.org on January 29, 2023 “Të mjerë nuk janë ata që e kanë portofolin bosh, të mjerë janë ata që e kanë shpirtin bosh”
by lajme.org on January 27, 2023 Bëhet e gjallë Kejvina: Shpulla që i dhashë Luizit më ndihmoi të dal prej asaj çmendine
by lajme.org on January 4, 2023 Futbollisti kosovar i larguar nga Porto mund të transferohet te Ferizaj
by lajme.org on November 8, 2022 Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Kurti viziton zonat e përmbytura: Qeveria dhe institucionet shtetërore qëndrojnë pranë banorëve – Lajmet e funditin Lajmeon January 20, 2023 Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj dhe atë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar sot rreth 20 pjesëtarë të FSK-së, të cilët me kamionë ushtarakë dhe barka lundruese po u dalin në ndihmë banorëve të fshatit Drejë, në Istog. Kurti ka shkuar edhe te “Ura në Drejë”, e cila është vërshuar nga reshjet, ku edhe ka takuar kryetarin e Komunës së Istogut, Ilir Ferati. “Aty te ‘Ura në Drejë’, mbi lumin Kujavç, na priti kryetari i komunës Ilir Ferati, i cili na njoftoi me gjendjen e vështirë dje dhe sot. Më pas shkuam bashkë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku vizituam dy familje të evokuara nga Zallqi: Arton dhe Luljeta Jahajn me katër fëmijë të vegjël, dhe, Avdi e Floreta Jahajn me dy fëmijë të vegjël”, shkroi Kurti. Kreu i Qeverisë tha se përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk ka qytetarë të vdekur e as të lënduar. Ai përmendi që edhe Klina, Peja e Gjakova, sikurse edhe Mitrovica, Skenderaj e Podujeva, kanë pësuar dëme, duke u zotuar se Qeveria do të jetë afër komunave ku pati vërshime, transmeton Zeri.info. “Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet shtetërore qëndrojnë pranë banorëve të komunave ku pati vërshime, duke i ndihmuar e mbështetur ata. Dëmtimi i brigjeve dhe shtretërve të lumenjve nga eksploatimi i egër i zhavorrit, prerja ilegale e pyjeve ndër vite dhe mungesa e projekteve të pyllëzimit, sistemet joadekuate të kanalizimit dhe ujëmbledhjes, si dhe ndryshimet klimatike globale i kanë lehtësuar, shpejtuar e shpeshtuar përmbytjet e vendbanimeve nga vërshimet”, shkroi Kurti. /Zëri Lajme të ngjajshme: Intervistë | Isa Mustafa flet për qeverinë “Kurti”, planin franko-gjerman dhe frikën që ka për situatën në veri – Lajmet e fundit Kurti: Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Prof. Dr. Edi Shukriut – Lajmet e fundit Selmanaj: Dyshojmë që edhe Osmani, Kurti dhe Gërvalla janë të përfshirë në skandalin “Martingate” – Lajmet e fundit Pesë emisarët e BE-së dhe SHBA-së, nesër te Kurti – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on January 29, 2023 Rruga e dëmtuar për në Rugovë, lë pa turistë këtë zonë turistike – Lajmet e fundit
on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Halimi kritikon Qeverinë: Kosova meriton qeverisje, jo propaganda – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Deputetja e LDK-së Muratit: Je injorant, shteti nuk zhvillohet me politikat e lëmoshës – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Molliqaj: Kurti po i shantazhon qytetarët për raportet e Kosovës me SHBA-në – Lajmet e fundit