Kusari-Lila për dialogun Kosovë-Serbi: Duhet unitet politik në këtë proces

Kusari-Lila për dialogun Kosovë-Serbi: Duhet unitet politik në këtë proces – Lajmet e fundit



Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila u shpreh në Euronews Albania se qeveria Kurti dhe palët politike duhet të ulen për të diskutuar për parimet dhe objektivat e dialogut me Serbinë.

“Qeveria Kurti dhe gjithë klasa politike në Kosovë duhet të ulen për të diskutuar në raport me parimet dhe objektivat e dialogut. Dialogu ka shkaktuar përbrenda Kosovës edhe kriza të vazhdueshme politike. Kjo nuk është çështje vetëm e qeverisë”, u shpreh zonja Kusari.

“Tani është momenti që klasa politike në Kosovë të kenë një unitet në lidhje me çështjen e dialogut”, u shpreh ajo më tej.

Ajo shtoi se tani është koha që palët politike në Kosovë të diskutojmë për përmbajtjen sesi duhet të diskutohet në raport me Serbinë.

“Kosova duhet të flasë me një zë dhe të ketë qasjen e njëjtë në raport me Serbinë”, tha ai.

Sa i përket platformës për dialog, ajo tha se kjo është kompetencë e kryeministrit Kurtit dhe pritet që ta prezantojë ky i fundit.