Kuvendi s’e miraton rezolutën e LDK-së për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit

Kuvendi s’e miraton rezolutën e LDK-së për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit – Lajmet e fundit

Foto: Laura Hasani


Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë miratuar një rezolutë të LDK-së për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit, marrëveshje kjo e arritur më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës, Serbisë dhe SHBA-së.

Pro kësaj rezolute votuan vetëm 24 deputetë, ndërkaq 57 abstenuan. Deputetët e partisë në pushtet, ata të Lëvizjes Vetëvendosje, abstenuan për miratimin e saj, derisa në sallë ishin gjithsej 83 deputetë.

Përmes kësaj rezolute i bëhej thirrje Qeveris së Kosovës që të zbatonte këtë marrëveshje dhe të përgatiste një plan-veprim që do t’i dorëzohej Kuvendit.

SHBA-ja vazhdimisht ka deklaruar se pret nga Kosova dhe Serbia t’u përmbahen detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Washingtonit. /Zëri