Labi president i Kosovës?

Labi president i Kosovës? – Gazeta Online INSAJDERI

Këngëtari, Labinot Tahiri ka befasuar me deklaraten e tij, që ka bërë në lidhje më kandidimin e tij për president, shkruan Insajderi.

Edhe pse është larguar nga skena politike, me humanitetin që po vazhdon të ketë, ai ka treguar se synon të bëhet edhe president i ardhshëm i vendit.

Këngëtari nga Ferizaj ka thënë së shpreson që do të vijë ajo ditë dhe do të ndodhë.

“Shpresoj se do të vijë ajo ditë, edhe do të ndodhë! Sepse kjo është dëshmuar me qëllimet e mija të mira. Unë i kam shërbyer vendit me kontribut human. Në punën që e bëjë nuk i ndalë angazhimet për t’i ndihmuar njerëzve. Duhet të punojmë për qytetarët si familjen tonë. Shumë gjëra ndodhin të padrejta që qytetarët nuk i shikojnë”, ka deklaruar ai.

Ai më tej, ka potencuar se ky vend ka nevojë për motiv politik.

“Qeveritë tona punojnë me inati. Unë i kam parë gjërat, ndryshe flitet e ndryshe janë. Albin Kurti më len përshtypje se nuk është I korruptuar por nuk e di se çfarë ka pas vetës,” – tha Tahiri në “N’NEJË” të ‘ATV’.

Kujtojmë që Labi është duke i vazhduar koncertet e tij./Insajderi.com