by lajme.org on January 29, 2023 Rruga e dëmtuar për në Rugovë, lë pa turistë këtë zonë turistike – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
by lajme.org on November 22, 2022 OECD: Europa do të jetë më e goditura nga ngadalësimi ekonomik global
by lajme.org on January 29, 2023 “Të mjerë nuk janë ata që e kanë portofolin bosh, të mjerë janë ata që e kanë shpirtin bosh”
by lajme.org on January 27, 2023 Bëhet e gjallë Kejvina: Shpulla që i dhashë Luizit më ndihmoi të dal prej asaj çmendine
by lajme.org on January 4, 2023 Futbollisti kosovar i larguar nga Porto mund të transferohet te Ferizaj
by lajme.org on November 8, 2022 Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Lajçak: Pritëm më shumë mirëkuptim për propozimin e BE-së – Lajmet e funditin Lajmeon January 20, 2023 Foto: Laura Hasani Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, në një deklaratë para mediave tha se delegacioni ka pritur mirëkuptim më të madh rreth mundësive që ofron propozimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. “Është shumë herët për të bërë deklarata dramatike, sepse siç e dini, ne jemi në mesin e misionit tonë dhe do të vazhdojmë për në Beograd, kështu që nuk kam shumë çfarë të them. Por dua të them se megjithatë, në këtë pikë, ne kemi pritur kuptim më të mirë të mundësive që ky propozim i ofron. Shpresoj të mbërrijmë atje, te mirëkuptimi i plotë, si dhe shfrytëzimi i plotë i potencialit që ka ky propozim. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë”, tha Lajçaku. Lajçaku tha se qëllimi i takimit me kryeministrin Kurti ishte diskutimi i propozimit për normalizim, të cilin siç tha ai, i kishin prezantuar Kurtit në shtator, si dhe më vonë në muajin dhjetor [të vitit të kaluar]. Lajçaku tha se Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja janë të përkushtuar për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, këtë sipas tij e dëshmon prania e emisarëve të SHBA-së, Gjermanisë, Italisë dhe Francës në takim. Paraditen e së premtes, në Qeverinë e Kosovës kanë mbajtur një takim me kryeministrin Albin Kurti i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak, i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe Francesco Talo, këshilltar i kryeministres së Italisë. Emisarët ndërkombëtarë po qëndrojnë në Prishtinë me qëllim të intensifikimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ata, gjatë ditës, pritet të vizitojnë edhe Beogradin, ku do të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Vizitat në të dyja vendet synojnë të përgatisin terrenin për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë në Bruksel. Lajme të ngjajshme: Osmani uron Suedinë që e mori udhëheqjen e BE-së: Mezi presim të punojmë për ta sjellur Kosovën më afër BE-së – Lajmet e fundit Mediat në Serbi shkruajnë për dhjetë gënjeshtrat më të mëdha të Vuçiqit në vitin 2022 – Lajmet e fundit Legjislacioni për e-trotinetë, më së largu në shkurt – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on January 29, 2023 Rruga e dëmtuar për në Rugovë, lë pa turistë këtë zonë turistike – Lajmet e fundit
on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Halimi kritikon Qeverinë: Kosova meriton qeverisje, jo propaganda – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Deputetja e LDK-së Muratit: Je injorant, shteti nuk zhvillohet me politikat e lëmoshës – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Molliqaj: Kurti po i shantazhon qytetarët për raportet e Kosovës me SHBA-në – Lajmet e fundit