Lajçak uron Hotin, pret bashkëpunim për dialogun

Lajçak uron Hotin, pret bashkëpunim për dialogun – Lajmet e fundit



Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka uruar Avdullah Hotin dhe qeverinë e re të Kosovës.

Në urimin e tij, Lajçak ka thënë se me qeverinë e re të Kosovës, pret bashkëpunim të ngushtë për dialogun me Serbinë.

“Urime zgjedhja e Avdullah Hotit, kryeministër i Kosovës. Presim bashkëpunim të ngushtë me të në mbështetje të dialogut me Serbinë, në perspektiven Evropiane, për popullin e Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Tëitter./Zëri