Lajçaku publikon foto me Kurtin e Vuçiqin: U takuam për t’u përgatitur për nesër

Lajçaku publikon foto me Kurtin e Vuçiqin: U takuam për t’u përgatitur për nesër – Lajmet e fundit



Sonte në Bruksel, ndërmjetësuesit e SHBA-së dhe BE-së janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Alekasandar Vuçiq.

Përfaqësuesi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka publikuar disa fotografi me Kurtin e Vuçiqin, teksa ka shtuar se këto takime ishin për t’u përgatitur për diskutimet e nesërme.

“Në prag të dialogut të nivelit të lartë në Bruksel, pata takime me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, për t’u përgatitur për diskutimet e nesërme”, shkroi ai në Twitter. /Zëri