Lajçaku sot nis takimin me Thaçin për të vazhduar me të tjerët

Lajçaku sot nis takimin me Thaçin për të vazhduar me të tjerët – Lajmet e fundit


Foto: Laura Hasani


Emisari evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, po vazhdon qëndrimin e tij zyrtare në vend.

Gjatë ditës së djeshme ai pati takim me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani për të vazhduar sot në ora 09:35 me Presidentin Hashim Thaçi, transmeton Zëri.

“Në orën 09:35, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftimin e presidencës. /Zeri.info//