LDK-ja sqarohet për opinionin: Kryesia nuk është në dorëheqje

LDK-ja sqarohet për opinionin: Kryesia nuk është në dorëheqje – Lajmet e fundit



Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot do të takohet kryesia për përgatitjen e Kuvendit të LDK-së dhe zgjedhjen e kryetarit të ri.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, nga LDK-ja kanë thënë se kryesia e kësaj partie nuk është në dorëheqje.

“Për sqarim të opinionit, Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje, si e cilësojnë disa media, por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së Kryetarit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, nga ky subjekt politik kanë thënë se vetëm kryetari i LDK-së ka paralajmëruar dorëheqjen.

“Vetëm Kryetari i LDK-së ka paralajmëruar dorëheqje, të cilën do t’ia ofrojë Kuvendit të LDK-së”, thuhet më tej në reagim./Zëri