Lekaj: Qeveria Kurti me paaftësinë e saj ka bllokuar shtetin

Lekaj: Qeveria Kurti me paaftësinë e saj ka bllokuar shtetin – Lajmet e fundit



Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka kritikuar Qeverinë duke e konsideruar si të paaftë, e cila sipas tij, ka bllokuar shtetin.

“Krejt çka bënë kjo qeveri është propaganda e vazhdueshme kinse kemi rritje enorme ekonomike, mirëpo gjendja në terren dhe shifrat tregojnë të kundërtën. Nga këto të dhëna shohim se niveli i shpenzimit të buxhetit për investime kapitale kurrë nuk ka qenë në nivelin më të ulët se sa gjatë kësaj qeverisjeje”, shkroi ai në Facebook.

“Me paaftësinë e saj, kjo Qeveri ka bllokuar shtetin. Kjo ndikon që të kemi ulje të konsumit dhe të fuqisë blerëse e rrjedhimisht edhe rritje të inflacionit”, shkroi ai ndër të tjera.

Lekaj e ka konsideruar këtë si dështimin më të madh të shtetit në 11 vjetët e fundit.

“Edhe gjatë pandemisë është punuar më shumë. Ku është qëllimi i kësaj qeverie ta thëllojë edhe më tej krizën në vend?”, u shpreh Lekaj. /Zëri