Lëvizja e fundit e AMD mund të jetë një sinjal frike kundrejt Intel

Lëvizja e fundit e AMD mund të jetë një sinjal frike kundrejt Intel

Mbështetur në disa raportimeve të orëve të fundit, AMD ka vendosur të zbulojë gjeneratën e re të procesorëve Ryzen 7000 më 5 Gusht.

Kompania ka përmendur një eveniment që do të mbahet në fillim të muajit ku do të prezantohen pllakat amë AM5 për procesorët AMD por që ky i fundit thotë se do të bëhet prezantimi i procesorëve të serive Ryzen 7000.

Përveç prezantimit të procesorëve të rinj, evenimenti do të fokusohet tek pllakat amë nga ASRock, Gigabyte, MSI dhe Biostar. Këto pllaka vinë me folenë AM5 të procesorëve AMD të cilat nuk janë më PGA me vrima në bord dhe gjilpëra në procesorë siç kemi parë procesorët AMD qysh në krye të herës.

Përkundrazi AMD do të adoptojë foletë LGA, njëlloj si Intel ku gjilpërat e kontaktit me procesorin janë në pllakën amë. Procesorët Ryzen 7000 do të sjellin mbështetje për DDR5 dhe PCIe 5.0.

Ndryshe nga Intel që me gjeneratën e 12-të Alder Lake ruajti mbështetjen edhe për DDR4, AMD ka thënë se vetëm RAM-i DDR5 do të funksionojë me Ryzen 7000.

Gjenerata e re e RAM është një prej faktorëve kryesorë që i dha avantazh gjeneratës së 12-të Intel kundër modeleve ekzistuese Ryzen 5000. Kujtojmë se këta të fundit rrëmbyen kurorën gaming nga Intel përpara se Alder Lake ta rrimerte.

Prezantimi i procesorëve Ryzen 7000 përpara gjeneratës së 13-të Raptor Lake do të thotë telashe për Intel. Por industria spekulon se zbulimi shumë më herët e Ryzen 7000 me bërthamat e reja Zen4 janë një tregues se AMD i frikësohet një përballje drejtpërdrejtë me Intel. /PCWorld Albanian