Limaj përkujton ish-bashkëshorten në 10-vjetorin e vdekjes së saj

Limaj përkujton ish-bashkëshorten në 10-vjetorin e vdekjes së saj – Lajmet e fundit



Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar ish-bashkëshorten e tij në 10-vjetorin e vdekjes së saj.

Limaj, përmes një postimi në “Facebook”, e ka përshkruar ish-bashkëshorten e tij si një grua të përkushtuar, përcjell “Zeri.info”.

“10 vjet u bën nga ndarja jote! Ishe gjithmonë aty, në të mirë e në të keq, në gëzim e hidhërim, bashkëshorte e bashkudhëtare në çdo hap të jetës e veprimtarisë tonë të përbashkët. Prehu në paqe Zarë! “, ka shkruar Limaj.

Ndryshe, Fatmir Limaj, nga martesa me Zarën ka katër fëmijë, ndërsa nga martesa e dytë me Arlinda Balajn ka një vajzë.

Ish-bashkëshortja e tij ka vdekur pas përballjes me sëmundjen e kancerit. /Zëri