Limaj thotë se draftimi i statutit për Asociacionin mund të nisë vetëm pas zotimit të Serbisë për njohje

Limaj thotë se draftimi i statutit për Asociacionin mund të nisë vetëm pas zotimit të Serbisë për njohje – Lajmet e fundit



Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sheh mundësi që Kosova të marrë njohjen e pesë vendeve të BE-së dhe liberalizimin e vizave. Këtë Limaj e thotë se tani Kosova është serioze në dialog dhe nëse di si të sillet shumë lehtë mund të ndodhë kjo.

Limaj këtë mundësi e sheh edhe duke analizuar deklaratat e presidentit Makron, të kancelares Merkel dhe të presidentit Trump. Ai ka thënë se Kosovës duhet t’i hapet perspektiva evropiane.

Sa i përket Asociacionit, ai ka thënë se kjo çështje është e mbyllur.

Limaj thotë se rreziku për këtë marrëveshje ka kaluar, pasi për këtë temë e ka dhënë mendimin Gjykata Kushtetuese

“Ne duhet ta japim zotimin për hartimin e statutit mbi bazën e të gjeturave të Kushtetueses. Nuk duhet hyrë në draftim të statutit, përveçse të shprehë zotimin për themelim të Asociacionit mbi bazën e të gjeturave të Kushtetueses. Ne mund ta bëjmë Asociacionin kur Serbia të japë zotimin për njohje”, ka thënë Limaj për televizionin publik.

Sa i përket koalicionit, ai ka thënë se sa më shumë takime mes partnerëve gjërat mund të ecin më mirë.