Lirohet aktivisti Veron Hasani, inicon padi ndaj truprojave të Presidentit Thaçi

Lirohet aktivisti Veron Hasani, inicon padi ndaj truprojave të Presidentit Thaçi – Lajmet e fundit



Pas disa orëve ndalimi, aktivisti i Vetëvendosjes, Veron Hasani është liruar nga policia e Kosovës.

Avokati Tomë Gashi, ka konfirmuar lajmin për lirimin e Veron Hasanit, ndërsa ka njoftuar se ka ngirut edhe padi për dy nga truprojat e Presidentit Thaçi, transmeton Zeri.info

“Aktivisiti i Levizjes VETEVENDOSJE! Veron Hasani eshte liruar nga ndalimi i panevojshem nga Policia e Kosoves. Veroni ka hap rast penal penal kuder truprojave te Presidentit Thaqi ne Inspektoratin Policor te Kosoves”, ka njoftuar avokati Gashi.

Gashi ka akuzuar mbrojtjen e afërt të Presidentit Thaçi, se e kanë sulmuar aktivistin, duke I shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka marrë trajtim në QKUK.

“Aktivisti i Levizjes VETEVENDOSJE brutalisht dhe pa asnji arsye eshte sulmuar nga truprojat e Thaqit duke e i shkaktuar lendime te shumefishta trupre per te cilat aj ka marr trajtim mjekesor nga ndihma e shpejt dhe po Kliniken Emergjente ne Prishtine”, ka thënë Gashi./Zëri

Image