Live: Ndeshja Belgjikë – Rusi

Live: Ndeshja Belgjikë – Rusi

Përfundon pjesa e parë mes Belgjikës dhe Rusisë

Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 2-0 në përballjen mes Belgjikës dhe Rusisë.

Belgët arritën të kalojnë në epërsi qysh në minutën e 10-të të takimit përmes Romelu Lukakut.

Minutat në vazhdim u karakterizuan me dominim të belgëve, të cilët ishin dukshëm më të mirë.

Golin e dytë belgët e gjetën në minutën e 34-të përmes Thomas Meunier.

Duke parë pjesën e parë dhe dominimin e belgëve, pjesa e dytë sigurisht se garanton edhe disa gola.


Belgjika dyfishon rezultatin përballë Rusisë

Belgjika ka arritur të shënoj edhe golin e dytë në përballje kundër Rusisë.

Golin e parë personal dhe të dytin në takim e shënoj Thomas Meunier në minutën e 34-të të takimit.

Deri në këtë minutë ëshët duke u zhvilluar ndeshje e hapur, por vërehet dominim më i theksuar i belgëve.


Belgjika kalon në epërsi ndaj Rusisë.

Belgjika ka kaluar në epërsi në përballjen kundër Rusisë.

Golin e shënoj sulmuesi, Romelu Lukaku, në minutën e 10-të të takimit.

Ndeshja është duke u dominuar thuajse tërësisht nga belgët.


Fillon ndeshja mes Belgjikës dhe Rusisë.