Loredana Zefi ndër reperet më të shikuara në platformën YouTube, krah Cardi B e Iggy Azalea

Loredana Zefi ndër reperet më të shikuara në platformën YouTube, krah Cardi B e Iggy Azalea

Rap-artistja shqiptare Loredana Zefi e cila ka arritur një sukses të madh edhe në tregun ndërkombëtar, vazhdon të bëhet lajm në media për sukseset e vazhdueshme.

Me prejardhje nga Ferizaji, Loredana jeton dhe vepron ne Zvicër ndërsa suksesin e ka shtrirë edhe më gjerë.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një listë në InstaStory, ku përfshihen reperet më të shikuara në platformën YouTube.

Loredana është renditur e shtata në listën ku përfshihen emra si: Nicki Minaj, Cardi B, Doja Cat, Iggy Azalea, Megan The Stallion etj.

Sipas këtij publikimi, Loredana numëron gjithsej rreth 88 bilionë shikime në këtë platformë. / KultPlus.com