LVV-ja kërkon lirimin e aktivistit Veron Hasani

LVV-ja kërkon lirimin e aktivistit Veron Hasani – Lajmet e fundit


Foto: Laura Hasani


Lëvizja Vetëvendosje kërkon lirimin e aktivistit të vet, Veron Hasani, i cili u shoqërua në stacion policor pasi që e quajti “hajn” presidentin e Kosovës gjatë kohës sa ky i fundit ishte duke mbajtur konferencë para Kuvendit.

Përmes një komunikate, LVV-ja u ka bërë thirrje organizatave që të monitorojnë të drejtat njerëzore, pasi sipas tyre aktivistit iu mohua liria e shprehjes.

“Lëvizja Vetëvendosje aktivistët dhe asnjë qytetar nuk ua ka frikën shkelmave të fundit të Pronto-Presidentit që ka humbur toruan. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Veronit, si dhe kërkojmë nga organet e rendit arrestimin e këtyre personave të cilët godasin qytetarët vetëm pse flasin lirshëm në sheshet e Republikës”, thuhet në reagim, transmeton “Zeri.info”.

“Ftojmë edhe organizatat që merren me monitorimin e të drejtave njerëzore e politike, me demokracinë e lirinë e fjalës, të reagojnë kundër kësaj arrogance diktatoriale që po tenton të imponohet nga ana e Thaçit në Kosovë”, përfundoi reagimi i LVV-së. /Zëri