LVV-ja kërkon nga Hoti të mos e shtyjë mbledhjen e qeverive Kosovë-Shqipëri, por raportimin e tij në Kuvend

LVV-ja kërkon nga Hoti të mos e shtyjë mbledhjen e qeverive Kosovë-Shqipëri, por raportimin e tij në Kuvend – Lajmet e fundit



Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar kryeministrit Avdullah Hoti, që të mos e shtyjë mbledhjen e përbashkët të qeverive Kosovë – Shqipëri, e cila ishte paraparë të mbahej këtë të premte.

Për shkak të raportimit në Kuvend këtë të premte, Hoti sot ka njoftuar se kjo mbledhje është shtyrë për datën 2 tetor, në pajtushmëri të plotë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Por shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i ka kërkuar Hotit që të mos e shtyjë mbledhjen e qeverive, por raportimin në Kuvend, transmeton Zeri.info.

“Mbledhja e dy qeverive të Shqipërisë dhe e Kosovës në Shkodër është në interes të të gjithë qytetarëve tanë. Si drejtues i Grupit parlamentar të LV, kërkues i raportimit të Hotit në Kuvend, publikisht e njoftojmë Hotin që mos të tëhiqet nga mbledhja me Qeverinë e Shqipërisë të premten me 25 shtator.Ne e presim të hënën me 28 le të vi të raportojë në Kuvend”, ka shkruar Selimi në Facebook./Zëri