LVV-ja kërkon që të ketë qasje në dokumentet publike brenda Ministrisë së Shëndetësisë

LVV-ja kërkon nga presidenti arsyetim për faljen në rastin e Luz Allakajt – Lajmet e fundit



Lëvizja Vetëvendosje kërkon dosjen e kërkesës, raportin dhe arsyetimin për faljen e dënimit në rastin e Luz Allakaj nga ana e presidentit, Hashim Thaçi.

Përmes një njoftimi LVV-ja, ka bërë të ditur se sot deputetët Dimal Basha, Artan Abrashi dhe Alban Hyseni, që njëherit janë edhe anëtarë të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregullore e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, bënë kërkesë në presidencë për ofrimin e dosjes së kërkesës, raportin dhe arsyetimin për faljen e dënimit në rastin e Luz Allakaj nga ana e presidentit.

Presidenti i vendit i ka falur Luz Allakajt 3 vite e gjashtë muaj burg, ai ishte dënuar për shkak se – sipas aktakuzës – më 1 gusht të vitit 2014 në fshatin Marmull, me dashje dhe nga hakmarrja e kishte privuar nga jeta të miturin P. H. dhe 45-vjeçarin H.H./Zëri

Image

Image