LVV: Shkuan në Washington për njohje reciproke, u kthyen me shumë dëme për Republikën e Kosovës

LVV: Shkuan në Washington për njohje reciproke, u kthyen me shumë dëme për Republikën e Kosovës – Lajmet e fundit



Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar edhe sot qeverinë e Kosovës se solli një marrëveshje të dëmshme nga Washingtoni.

Në një reagim të kësaj partie theksohet se kryeministri i paligjshmën e jolegjitim shkoi në Washington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e Kosovës.

“Kryeministri i paligjshëm e jolegjitim tha se po shkonte në Washington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj. Pra, shkuan për njohjen, ndërkaq u pajtuan që të mos angazhohen për e anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit”, thuhet në reagim, përcjell Zeri.info.

LVV-ja ka përmendur dëmet, që sipas tyre i janë bërë Republikës së Kosovës. “Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për ndarjen e Liqenit të Ujmanit. Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për realizimin e idesë dhe qëllimeve të Serbisë për mini-schengen. Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan t’i mundësojnë Serbisë qasje në detin Adriatik. Shkuan për njohje, ndërkaq me kërkesë të Serbisë e larguan emërtimin “Republikë”. Shkuan për njohje, ndërkaq sollën dëm, turp e rrezik”, deklarohet nga LVV-ja përmes një postimi në faqen zyrtare të në “Facebook”. /Zëri