MacBook Pro 14 dhe 16-inç në planet e Apple për tu përditësuar këtë vit

MacBook Pro 14 dhe 16-inç në planet e Apple për tu përditësuar këtë vit

Pothuajse një vit pasi prezantoi MacBook Pro 14 dhe 16-inç, Apple raportoi planet për të përditësuar këto pajisje duke filluar nga kjo Vjeshtë.

Mark Gurman i Bloomberg tha se kompania është duke punuar në versionet M2 të modeleve 14-inç dhe 16-inç.

Sipas tij, dizajni dhe funksionalitetet e dy kompjuterëve do të qëndrojnë të pandryshuara sepse Apple ridizajnoi linjën vetëm vitin e kaluar duke shtuar portën MagSafe, më shumë porta të tjera dhe ekrane më cilësore.

Ndryshimi i vetëm pritet të jetë zëvendësimi i çipeve M1 Pro dhe M1 Max me versionet M2.

Në MacBook Air të 2022, performanca grafike e çipit të ri ishte deri në 35% më e lartë për variantin me 10 bërthama.

Kompania synon që modelet e reja ti sjellë këtë Vjeshtë por nuk përjashtohet shtyrja për në Pranverën e 2023 nisur nga problemet me zinxhirin e furnizimit dhe rritjes së kostove të prodhimit. /PCWorld Albanian