by lajme.org on August 16, 2022 Serbia nuk iu jep leje Bislimit e Sveçlës ta vizitojnë Luginën e Preshevës – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 15, 2022 Në disa lagje të Kamenicës do të ketë reduktime të ujit për gjashtë ditë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 15, 2022 Kjo e moshuar nga Skenderaj është larguar nga shtëpia, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 16, 2022 Rritet numri i turistëve gjermanë në bregdetin shqiptar, mbi 100 mijë në 7 muaj
by lajme.org on August 16, 2022 AKB: Mbi 1 milion euro në ditë i kushton terri prodhuesve dhe bizneseve në Kosovë
by lajme.org on August 11, 2022 Ish-konkurrenti i Për’puthen i jep fund beqarisë, dalin fotot nga ceremonia e fejesës
by lajme.org on August 11, 2022 Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë së Brendshme, ja kush e shoqëroi
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë Mahmood me paraqitjen në “Sunny Hill” synon që ta rrisë muzikën e tij në nivel ndërkombëtarin Kulturëon August 5, 2022 Këngëtari i famshëm italian Alessandro Mahmood ka thënë se ndihet i lumtur që gjendet në Kosovë dhe do të performojë në një festival me renome siç është “Sunny Hill”. Mahmood në një konferencë për media në Prishtinë, para se të interpretojë sonte, ka thënë se shpreson që performanca e tij të shkojë mirë. “Jam i lumtur që jam këtu në Kosovë për të performuar në një festival me renome si ‘Sunny Hill’. Është mundësi që muzike ime të jetë e pranishme në Kosovë dhe po ashtu në nivel ndërkombëtar, duke marrë parasysh se festivali ‘Sunny Hill’ ka karakter ndërkombëtar dhe marrin pjesë këngëtar me renome botërore si Dua Lipa, Biblo, etj. Përmes pjesëmarrjes e paraqes muzikën time. Dua të falënderoj Ambasadën Italiane në Prishtinë që e ka mundësuar praninë time në Kosovë e pjesëmarrjen time në festivalin ‘Sunny Hill’”, ka thënë Mahmood. Ai ka treguar se e ka parë performancën e Dua Lipas në “Sunny Hill” të enjten mbrëma, dhe tha se ishte shumë e mirë. “Dua Lipan e kam parë duke performuar edhe në Londër, në ‘O2’. Mbrëmë e pash duke performuar para njerëzve të saj dhe kishte shumë energji, e kam shijuar shumë. Kishte prani të madhe të njerëzve, energji shumë pozitive dhe ishte ambient i hapur. Shpresoj performanca ime të shkoj mirë. Kemi bërë prova teknike, i patëm disa probleme teknike, por i rregulluam. Shpresoj të shkoj mirë”, tha Mahmood. Fituesi i dyfishtë i festivalit të njohur “Sanremo”, ka treguar se kishte dëgjuar për Kosovën edhe para se të vinte, ndërsa në konferencë ka treguar edhe se kur ka dëgjuar për herë të parë muzikë shqipe. “Natyrisht se kam dëgjuar për Kosovën para se të vija. Erdha dje, pash pak, por rrugës duke ardhur me autobus pas një shtet kaotik, me lëvizje shumë, vetura shumë e ndërtesa, por më pëlqen gjallëria. Unë fillimisht kam punuar si kamarier në një restorant, e kisha mik një shqiptar Paolo, përmes tij kam dëgjuar muzikë shqipe”, tha Mahmood. Ai gjatë konferencës i ka mësuar edhe pak fjalë shqipe. “Faleminderit shumë Prishtinë. Ju dua”. E ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello de Riu, ka thënë se me praninë e Mahmoodit, Italia është e interesuar ta rrisë muzikën e saj në Kosovë, por edhe nëpër botë. “Kur flasim për promovim të vendit shpesh mendojmë për aktivitete ekonomike që kanë të bëjnë me kompanitë. Nuk merret në konsideratë një faktor tjetër për ekonominë e vendit që është kultura. MPJ e Italisë e ka kuptuar se është me rëndësi një promovim i integruar që përfshinë ekonominë, shkencën dhe kulturën, të gjitha së bashku. Fatkeqësisht pandemia ka qenë shkatërruese në të gjithë sektorët edhe këngëtarët nuk kanë mundur të performonin. Duke pasur parasysh këtë kemi promovuar brendin që është ‘Italia thjeshtë e jashtëzakonshme’. Prezenca e Alessandro Mahmoodit e dëshmon bashkëpunimin e mirë mes sektorit publik, Ambasadës në këtë rast dhe sektorit privat, Sunny Hillit. Fal pranisë së Mahmoodit jemi të interesuar të rrisim praninë e muzikës italiane në Kosovë e përmes pranisë së tij në një festival me renome botërore si ‘Sunny Hill’ të rritet edhe prania e muzikës italiane nëpër botë”, ka thënë ambasadori italian. © KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Lajme të ngjajshme: Mahmood me paraqitjen “Sunny Hill” synon që ta rrisë muzikën e tij në nivel ndërkombëtar ‘Qytetarët Aktivë’ njoftojnë se është protokolluar kërkesa e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës që “Sunny Hill” mos të mbahet në Gërmi Previous PostNext Post
on August 15, 2022 Në disa lagje të Kamenicës do të ketë reduktime të ujit për gjashtë ditë – Lajmet e fundit
on August 15, 2022 Kroacia, 7 nga kampingjet më të mira për aventura në natyrë gjatë verës së vitit 2022
on August 15, 2022 Mehaj: Kosova vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23” – Lajmet e fundit