Mali i Zi hap kapitullin e fundit të negociatave me BE-në

Mali i Zi hap kapitullin e fundit të negociatave me BE-në – Lajmet e fundit



Mali i Zi hapi të martën Kapitullin 8 – të fundit në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Qeveria malazeze konfirmoi se Kapitulli 8, i cili përfshin mbrojtjen e konkurrencës dhe ndihmën shtetërore, u hap në një konferencë ndërqeveritare që u mbajt në Bruksel, në nivel ambasadorësh.

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha në një postim në Twitter se hapja e këtij kapitulli është “sinjal i qartë i angazhimit tonë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe politikës së zgjerimit”.

 

Kryeministri malazez, Dushko Markoviq e quajti një ditë të rëndësishme dhe moment historik në procesin e integrimit të vendit në BE.

Mali i Zi i filloi negociatat e pranimit pra tetë vjetësh.