Maliqi: Veprimet që rrezikojnë marrëdhëniet Kosovë - Shqipëri

Maliqi: Veprimet që rrezikojnë marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri – Lajmet e fundit



Ideja e shkëmbimit të territoreve edhe një herë ka përplasur kryeministrin e Kosovës në detyrë Ramush Haradinajn me homologun e tij nga Shqipëria Edi Ramën. Kryeministri i Shqipërisë të mërkurën paditi Haradinajn për shpifjet që ka bërë ndaj tij nëpërmjet deklaratave publike ku ka folur për shkëmbime territoresh, shkruan gazeta “Zëri”.

Njohësi i rrethanave politike dhe publicisti Shkelzen Maliqi në një deklaratë për “Zërin” ka thënë se kryeministri Haradinaj, por edhe ai i Shqipërisë duhet të jenë të kujdesshëm në deklaratat e tyre, sepse ato mund t’i rrezikojnë marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri.

“Në kohën e qarkullimit të shumë lajmeve të rreme dhe të shpifjeve, politikanët duhet të janë më të kujdesshëm në akuzat e tyre publike, si kjo e Haradinajt se Rama, Thaçi dhe Vuçiqi kanë marrë 10 miliardë dollarë për projektin e copëtimit të Kosovës. Nuk besoj se kjo është e vërtetë dhe Haradinaj do të duhej t’i ketë dëshmitë për këtë pohim, çka nuk besoj se i ka, përndryshe do ta humbë gjyqin. Kur këso akuzash i thotë një kryeministër i Kosovës, ai rrezikon prishjen e raporteve mes dy shteteve, sepse nëse e thotë publikisht këtë duhet ta mbështesë me ndonjë dëshmi relevante, kështu mbetet propagandë retorike”, është shprehur Maliqi.

Sipas tij, është pozitiv fakti që Rama e ka ngritur këtë padi, me qëllim që të mos përsëriten akuza të pabaza nga ana e politikanëve të të dyja shteteve. “Mirë që kryeministri Rama e ka sjellë në gjykatë çështjen që të mos përsëriten këso akuza paushalle ose spekulative , ër shkak të mospajtime politike mes dy kryeministrave” ka thënë tutje ai./ZËRI