Maqedoni e Veriut: 8 pacientë me COVID-19 vdesin brenda 24 orët të fundit

Maqedoni e Veriut: 8 pacientë me COVID-19 vdesin brenda 24 orët të fundit – Lajmet e fundit



Sot është regjistruar viktima më e re për nga mosha në Maqedoninë e Veriut. Alsat-m.tv raporton se bëhet fjalë për një 24 vjeçare nga Tetova, e cila ndodhej për kurim në Klinikën Infektive në Shkup. Ajo është personi i tetë që ka vdekur brenda 24 orëve në këtë shtet.

Të gjithë ishin pozitivë me COVID-19. Ndërkohë janë evidentuar 199 raste të reja me koronavirus.

“Viktima në fjalë është një nga 8 personat e infektuar me COVID-19 që kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa viktima më e moshuar është 83 vjeç. Gjatë 24 orëve të fundit numër më të lartë të viktimave ka Tetova, 4.

Numri i të infektuarve nga 1545 teste për COVID-19 është 199. Prej tyre 90 persona ozitiv janë nga Shkupi, 24 nga Sveti Nikolla, 17 nga Kumanova, 12 nga Struga dhe 12 nga Tetova. Ndërsa në qytet tjera është regjistruar numër 1 shifrorë. Numër më të lartë të rasteve aktive regjistron kryeqyteti me 1864 të tilla”, thuhet në njoftim.

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut, sot ka regjistruar 120 persona të shëruar. Numër dyshifrorë ka vetëm në Shkup, 94. Deri tani në Maqedoni janë infektuar 7975 persona. 4080 prej tyre janë shëruar, 376 kanë ndërruar jetë, ndërsa 3519 raste vazhdojnë të jenë aktive./Zëri